Moti sot me diell dhe vranësira të ndryshueshme
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 17°C deri në 21°C. Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–4 m/s.