Schulz: Evropës i nevojitet një ministër i financave

Kreu i Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD), Martin Schulz, i cili pritet të fillojë negociatat me konservatorët e kancelares Angela Merkel për formimin e një koalicioni qeveritar tha sot se Evropa ka nevojë për një ministër të përbashkët të financave dhe një buxhet të eurozonës për më shumë investime.

Bota

29/11/2017 14:16

“Nëse duam ta mbajmë Evropën të fortë në një periudhë afatgjate, atëherë duhet të jemi në gjendje të punojmë dhe t’u sigurojmë njerëzve një ndjenjë të ndryshimit në jetën e tyre”, tha Schulz në një konferencë, raporton Reuters.