SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të zhvillojë nesër dy ngjarje të rëndësishme, në kuadër të agjendës së saj sindikale dhe veprimtarisë institucionale. Fillimisht, me fillim nga ora 09:30, SBASHK do të mbajë kongresin e radhës në formë online, ku pritet të diskutohen zhvillimet brenda organizatës sindikale dhe veprimet sindikale që…

Lajme

17/07/2025 23:33

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të zhvillojë nesër dy ngjarje të rëndësishme, në kuadër të agjendës së saj sindikale dhe veprimtarisë institucionale.

Fillimisht, me fillim nga ora 09:30, SBASHK do të mbajë kongresin e radhës në formë online, ku pritet të diskutohen zhvillimet brenda organizatës sindikale dhe veprimet sindikale që do të ndërmerren, transmeton lajmi.net

Ndërkaq, në ora 14:00, në selinë e SBASHK-ut në Prishtinë, do të mbahet edhe një konferencë për media, ku udhëheqësit e sindikatës do të paraqesin për opinionin publik përfundimet e kongresit dhe qëndrimet zyrtare për çështjet aktuale në sektorin e arsimit.

Këto zhvillime vijnë në një periudhë të ndjeshme për arsimin në Kosovë, kur sindikata ka paralajmëruar nevojën për intensifikim të dialogut me institucionet shtetërore./lajmi.net