Saul hap derën për Liverpoolin: Ata luajnë në mënyrë shumë të organizuar, janë të veçantë në këtë aspekt

Saul Niguez ka thurur levdata për Liverpoolin.

Sport

21/07/2021 16:09

Në fakt, sipas mediave spanjolle Saul Niguez është shumë afër të transferohet tek Barcelona në një shkëmbim të “çmendur” me Antoine Griezmann.

Mirëpo ai në një intervistë për Diario AS ka bërë të kundërtën, transmeton lajmi.net.

Saul nuk foli për Barcelonën apo ndonjë transferim në “Camp Nou”, por thuri lëvdata për Liverpoolin, skuadër e cila gjithashtu është lidhur me një transferim të tij.

“Është një sistem i ndryshëm me lojtarë të veçantë, ata luajnë një lloj futbolli me kundërsulme që kanë tre sulmues të mirë dhe ‘tre qenë gjuetie” në mesfushë”, tha ai.

“Ata vrapojnë aq mirë dhe bëjnë presion, nuk vrapojnë vetëm sa për të vrapuar, por janë të organizuar në këtë aspekt. Nëse Salah shkon anash, atëherë Henderson hyn në qendër duke mbuluar hapësirat e lëna”, shtoi ai.

“Ndoshta shumë njerëz nuk e vlerësojnë Henderonin për atë çfarë bën siç e bëjnë për Fabinhon ose Keitan, por ai është ura lidhëse e mesfushës së tyre”, tha Saul.

“Ai bën atë ‘punën e pistë’ që bënte Gabi për ne në të kaluarën, çfarë unë bëj tani dhe Koke. Ai është një shembull për shumë aspekte të lojës”, përfundoi Saul Niguez./Lajmi.net/