Sarri mund të rikthehet tek skuadra e njohur italiane

Maurizio Sarri është në prag të rikthimit në Serie A, vetëm një sezon pasi u shkarkua nga Juventusi.

Sport

18/01/2021 15:39

Ish-trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, mund të rikthehet në Serie A vetëm një sezon pasi u shkarkua nga Juventus. Sipas ‘Tuttosport.com’, Roma nuk është e kënaqur me trajnerin e tanishëm, Paolo Fonseca, dhe Sarri është zëvendësimi ideal për stolin ‘Giallorossi’, transmeton lajmi.net.

Pakënaqësia e zyrtarëve romak vjen pas humbjes turpëruese nga rivali i përbetuar lokal, Lazio, ndeshje të cilën ‘Giallorossët’ e humbën me rezultatin 3-0.

Sipas basteve italiane, Fonseca është favoriti për tu shkarkuar, ndërsa Sarri është favoriti kryesor për marrjen në drejtim të skuadrës.

Sidoqoftë, kontrata e Fonsecas përfundon në qershor, dhe ardhja e Sarrit në Romë ka gjasa të ndodhë verës./Lajmi.net/