Sarri gënjeu, Ronaldo nuk ka asnjë lëndim

Një nga bashkëlojtarët e Cristiano Ronaldos te Portugalia ka këmbëngulur që ylli portugez nuk ka asnjë dëmtim - duke kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimet e menaxherit të Juventus, Maurizio Sarri.

Sport

13/11/2019 14:56

Sarri kishte pohuar se Ronaldo po vuan nga ‘një problem i vazhdueshëm i gjurit’ pasi e zëvendësoi në dy ndeshjet e tyre të fundit.

Ronaldo reagoi me zemërim pasi u zëvendësua në minutën e 55-të gjatë fitores 1-0 të Juves ndaj AC Milan me raportet në Itali duke sugjeruar se ai e quajti menaxherin e tij një ‘djalë të një lavire’ përpara se të shkonte drejt tunelit, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, pasi ka shkuar për detyrën ndërkombëtare me Portugalinë për kualifikimet e tyre përfundimtare të Euro 2020 kundër Lituanisë dhe Luksemburgut, Goncalo Paciencia ka këmbëngulur që Ronaldo nuk ka asnj; një dëmtim.

“Unë nuk kam një gradë mjekësore, por ai më është dukur mirë”, tha Paciencia A Bola. W’Gjëja më e rëndësishme është që ai është këtu sepse është më i miri në botë”. /Lajmi.net/