Sardele me speca djegës – Receta e ditës
Sardelet janë padyshim fantastike në vlera ushqyese ndërsa të mrekullojnë me shijen e tyre kur janë të gatuara.
Lifestyle
Të freskëta dhe të plota në shije, sardelet janë ndër ushqimet më të shëndetshme për organizmin.
Të shoqëruara me sallata të freskëta të stinës apo perime të pjekura ato shndërrohen në një vakt të shkëlqyer dhe ideal dreke.
Përgatitja e Sardeleve të Pjekura
1 kg sardele
¾ e një filxhani çaji me vaj ulliri
Kripë
Piper (sipas preferencës)
2 kokrra limon
Majdanoz i freskët
Spec djegës
Përgatitja
Sardelet pastrohet, u largohet koka dhe pjesët e brendshme. Lahen mirë me ujë të bollshëm dhe vendosen në një kullesë që t’u largohet uji.
Më pas, radhisni në një tavë duke u hedhur kripë, piper dhe pak spec djegës.
Sipër spërkaten me gjysmën e sasisë së vajit të ullirit dhe futen të piqen në furrë të parangrohur në temperaturë maksimale përreth 20-30 minuta.
Ndërkohë, kur shërbehen u hidhet sipër një salcë e përgatitur me lëngun e dy kokrrave të limonit dhe gjysmën tjetër të vajit të ullirit. /Lajmi.net/