“Santiago Bernabeu” i ri, Real Madridi i ri

Pas zhgënjimit me afrimin e Kylian Mbappe, Real Madrid është duke vazhduar të punojë që të përforcohet në nivelin sportiv.

Sport

06/09/2021 16:50

Edhe pse rezultatet e punës janë vërejtur menjëherë, duket se do ketë përmirësime në sezonin tjetër, transmeton lajmi.net.

Me ndërtimin e ri të “Santiao Bernabeu”, ideja e klubit është që edhe të përforcojë ekipin e parë para vitit 2022.

Klubi ka siguruar transferimet e David Alaba dhe Eduardo Camavinga këtë verë, ndërsa tani fokusi është te Kylian Mbappe, që mund të nënshkruajë parakontratë me Realin.

Por, kjo nuk është e gjitha. Dy emrat e mëdhenjë që Reali i do janë Erling Haaland dhe Paul Pogba.

Të dy futbollistët janë nën menaxhimin e Mino Raiola dhe mund të largohen qysh vitin tjetër.

Pogbas i skadon kontrata në vitin 2022, derisa Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro.

Të dy yjet janë të ‘tërhequr’ për kalimin në Real Madrid gjithashtu./Lajmi.net/