San Marino, goli i parë pas pesë vjetësh

Përfaqësuesja e San Marinos gjendet në pozitën e 207-të në renditjen e FIFA-së. Në kualifikohet për Kampionatin botëror 2014 nga kontinenti i Evropës ata paraqiten për të plotësuar numrin, e në fund shfaqen si kundërshtar që ua përmirëson golaverazhin të tjerëve. Kështu, në Grupin H deri më tani janë mposhtur në shtëpi nga Anglia 8-0,…

Sport

11/09/2013 09:29

Përfaqësuesja e San Marinos gjendet në pozitën e 207-të në renditjen e FIFA-së.

Në kualifikohet për Kampionatin botëror 2014 nga kontinenti i Evropës ata paraqiten për të plotësuar numrin, e në fund shfaqen si kundërshtar që ua përmirëson golaverazhin të tjerëve.

Kështu, në Grupin H deri më tani janë mposhtur në shtëpi nga Anglia 8-0, nga Mali i Zi 6-0, kurse në udhëtim te Ukraina pësuan 9-0.

Por, të martën mbrëma patën sado pak arsye për të festuar, bëhej fjalë për një gëzim të cilin nuk e kishin përjetuar që pesë vjet. Ata shënuan gol në një ndeshje zyrtare.

Ndodhi në duelin në shtëpi kundër Polonisë. Në minutën e 22-të, Alessandro Della Valle shënoi me kokë dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Para këtij goli, San Marino për herë të fundit kishte shënuar në një ndeshje zyrtare në përballjen kundër Sllovakisë më 2008, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2010, në humbjen 3-1.

Andaj, nuk është për tu çuditur se ata në fund pësuan disfatë nga Polonia me rezultat 5-1.