Samsung prezanton ekranin e parë “të shtrirë”

Sipas raporteve të mediave jug-koreane, Samsung së shpejti do të prezantojë ekranin e parë “të shtrirë” në botë.

Auto & Tek

23/05/2017 20:00

Bëhet fjalë për ekranin 9,1 inç (23 cm), i cili do të përdoret në pajisjet bartëse, telefonat e lakuar, si dhe në automobila.

“Derisa ekranet aktuale fleksibile OLED mund të lakohen në vetëm në njërën anë, ekranet e shtrira OLED mund të transformohen, përkatësisht të lakohen në të dyja anët”, thonë në Samsung.

Ekrani është në fazën e parë të zhvillimit dhe ende nuk dihet se kur do të ndodhet në shitje. Po ashtu, ende nuk dihet se kur do të mund të shihet edhe telefoni i parë “i shtrirë”.

Ky prodhim inovativ pritet të prezantohet gjatë javës në panairin e elektronikës Society for Information Display 2017 në Los Anxhelos.

Analistët besojnë se ekranet e lakuar mund t’i kontribuojnë tregut të pajisjeve mobile nga 3,7 miliardë sa ishte në vitin e kaluar, në 15,6 miliardë dollarë në vitin 2022./Arbresh.info/