“Samsung”: Pas plasjes së telefonave, tani rradhën e kanë lavatriçet!
Duket sikur “retë e zeza” akoma vazhdojnë të qëndrojnë mbi “kokën e Samsung”.

Auto & Tek
Problemet për të nuk po marrin fund! Kjo kompani është detyruar të tërheqë nga tregu plot 2.8 milionë lavatriçe pasi edhe këto pajisje kanë nisur të pëlcasin, pasi u përball me shpërthimet e telefonit “Note 7”.
Mbi 730 ankesa ka marrë kjo kompani për lavatriçet e prodhuara nga vetë “Samsung”-u, gjë që i ka detyruar ata t’i tërheqin nga tregu.
Elliot Kaye, kreu i Komisionit të Sigurisë së Prodikteve tha: “Po flasim për një problem tepër serioz, këto makineri shpërthejnë plotësisht duke u kthyer në rrezik të madh”.
Kjo është “goditja” e dytë për “Samsung”-un, pasi imazhi i tij ra ndjeshëm kur telefonat “Note 7” filluan të pëlcasin.