Samsung do të shkurtojë 30% të fuqisë punëtore
Samsung po planifikon të shkurtojë fuqinë e saj punëtore për të ulur kostot, duke qenë se kohët e fundit ka pësuar rënie të të ardhurave. Gjatë këtyre dy viteve të fundit, fitimet e Samsung kanë rënë shumë, përveç këtij tremujori të fundit, ku gjendja financiare e kompanisë u stabilizua paksa.

Auto & Tek
Burime të afërta me kompaninë bëjnë të ditur se Samsung do të shkurtojë 30% të fuqisë së saj punëtore për të reduktuar kostot. Nga ky vendim do të preken më shumë punonjës që mbajnë një post të lartë në kompani, si menaxherë apo ekzekutivë, duke qenë se rroga e tyre është më e lartë./krokodili