Sami Lushtaku e emëron Fadil Nurën nënkryetar të Skenderajt
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka marr vendimin e parë pasi e ka pranuar detyrën si i pari i komunës. Lushtaku e ka emëruar nënkryetar të komunës, Fadil Nurën, transmeton lajmi.net. Nura ishte kryetar i Skenderajt për 4 vjet, kurse Lushtaku ishte nënkryetar. Postimi i plotë: Me vendimin tim të parë si kryetar i…
Lajme
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka marr vendimin e parë pasi e ka pranuar detyrën si i pari i komunës.
Lushtaku e ka emëruar nënkryetar të komunës, Fadil Nurën, transmeton lajmi.net.
Nura ishte kryetar i Skenderajt për 4 vjet, kurse Lushtaku ishte nënkryetar.
Postimi i plotë:
Me vendimin tim të parë si kryetar i komunës së Skenderajt, kam emëruar Fadil Nurën si nënkryetar komune, një mik e bashkëpuntor i imi për vite me radhë.
Me bashkëpunimin tonë shumëvjeçar, me përvojën dhe profesionalizmin që e ka dëshmuar në çdo detyrë, jam i bindur se do të punojmë krah për krah, për t’i çuar përpara projektet që i kemi nisur gjatë mandatit të Fadilit si kryetar komune, për t’u ofruar qytetarëve punë të ndershme e rezultate konkrete!
SL./lajmi.net/