Salma al-Majidi, trajnerja e parë arabe

Salma al-Majidi, njihet nga FIFA, si femra e parë që udhëheq një skuadër futbolli në botën arabe.

Sport

02/04/2018 23:20

Dashuria e madhe për futbollin ka bërë që ajo t’i përvishet punës dhe ta sigurojë një vend në ekipin e të rinjve të Al Hilal në Sudan.

Në këtë vend ekipet e femrave nuk ekzistojnë fare.

“Është shumë e vështirë që të stërviten të rinjtë, duhet të jem i fortë të përballem me ta”.

Salma ka stërvitur disa klube sudaneze, ndërsa më i njohuri ishte Al Nasr Omdurman në divizionin e tetë.

“Në fillim, shumë lojtarë nuk bashkëpunonin me mua pasi që jam femër”, ka thënë 25 vjeçarja.