Sallatë Cezar: Si ta përgatisni sallatën më të famshme në botë
Sekreti i sallatës Cezar është pikërisht salca, ajo që i ka dhënë dhe emrin kësaj sallate.
Lifestyle
Nëse kjo pjatë ju shijon në restorant, përse të mos e përgatisni dhe në shtëpi, aq më tepër sonte. Jo vetëm që do të bëni një figurë të mirë para të gjithëve, por edhe do të shijoni një super pjatë.
Më poshtë do të lexoni recetën e salcës dhe në linkun e ngjyrosur me blu do të lexoni dhe recetën e sallatës.
PËRBËRËSIT PËR 2 PERSONA: ● sallatë jeshile ● 4 feta gjoks gleli (pule) të prera në kubikë ● 2 feta bukë të fortë (e ndenjur), e prerë në kubikë ● 1 lugë gjalpë për të skuqur bukën + 1 lugë për të skuqur mishin ● 2 lugë vaj ulliri djathë kaçkavall i grirë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve ● kripë ● 1 limon për të spërkatur mishin. Kurse për salcën duhen: ● 2 lugë vaj ulliri ● 1 lugë lëng limoni ● 1 lugë kos ● kripë e piper sipas dëshirës ● 1 lugë të vogël senape ● 1 copë hudhër (sipas dëshirës).
PËRGATITJA: Në një tigan hedhim gjalpin dhe kur ky të jetë tretur me zjarr të ulët, shtojmë vajin e ullirit. Pas pak shtojmë kubikët e bukës dhe i skuqim për disa minuta, duke i përzier herë pas here. I lëmë mënjanë të ftohen në një pjatë me letër thithëse kuzhine. Në tiganin ku skuqëm bukën, hedhim gjalpin dhe kur ky të tretet, vëmë kubikët e mishit, i spërkasim me pak kripë, me lëng limoni dhe i lëmë disa minuta që mishi të zbutet. Në blender hedhim të gjithë përbërësit e salcës dhe i grijmë derisa të përftojmë një salcë homogjene. Në pjatë hedhim sallatën e prerë, bukën, mishin, djathin dhe së fundi e spërkasim me salcën. /Living/