Saliba konfirmon rikthimin te Arsenali

William Saliba do të luajë në ‘Emirates’ sezonin e ardhshëm.

Sport

05/06/2022 12:15

Saliba është lojtar i Arsenal, por që edicionin që shkoi ishte i huazuar te Marseille.

Ai kaloi një sezon fenomenal te ekipi francez, por do të rikthehet te ‘Topçinjtë’.

Në një intervistë për ‘Telefoot’ ai foli lidhur me të ardhmen e tij, duke konfirmuar rikthimin te Arsenali, përcjell lajmi.net.

“Unë i përkas Arsenalit, më kanë mbetur edhe dy vite. Do të rikthehem me Arsenalin”, ishin fjalët e tij.

Francezi, tha se nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e Mikel Artetas, por do t`u a dëshmon të gjithëve se ai mund të luajë për një klub të madh si Arsenali.

“Kam luajtur zero ndeshje dhe dua t’u tregoj se mund të luaj për këta tifozë dhe këtë klub të madh”, shtoi ai.

Saliba ka qenë pjesë e akademisë së Arsenalit, por nuk është inkuadruar asnjë ndeshje të ekipit të parë./Lajmi.net/