Sali Berisha mbetet kryetar i PD-së

Sali Berisha është konfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike me mbi 37 mijë vota pro, në zgjedhjet e mbajtura sot për kreun e selisë blu, që u konsideruan si një “referendum” nga kryedemokrati. Albana Vokshi, duke lexuar rezultatet e referendumit, u shpreh: “Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të karakterizuar nga një pjesëmarrje…

Lajme

23/05/2026 22:06

Sali Berisha është konfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike me mbi 37 mijë vota pro, në zgjedhjet e mbajtura sot për kreun e selisë blu, që u konsideruan si një “referendum” nga kryedemokrati.

Albana Vokshi, duke lexuar rezultatet e referendumit, u shpreh:

“Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të PD, nga përpunimi i të dhënave paraprake në degë, kemi si më poshtë: Numri total i votave të numëruara, 39441, rreth 40 mijë. Vota të vlefshme 38902. Vota pro kryetarit Sali Berisha, 37341, vota kundër 1055, vota abstenim 506, suksese kryetarit Sali Berisha për rikonfirmimin e tij në detyrën e kryetarit të PD”, tha Vokshi.