Salah vendos kërkesa të larta për rinovimin me Liverpool

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah dëshiron të bëhet një ndër më të paguarit në Premierligë.

Sport

04/10/2021 21:24

Egjiptiani vazhdon shkëlqimin te “Reds” duke shënuar nëntë gola në nëntë ndeshje, transmeton lajmi.net.

Në kontratën momentale fiton rreth 200 mijë euro dhe që i skadon në qershorin e vitit 2023 dhe gjiganti anglez është i dëshpëruar t’ia rinovojë kontratën.

Sidoqoftë, Salah ka vendosur vlera shumë të larta para se të pranojë rinovimin.

Sipas Independent, Salah kërkon mes 300 – 380 mijë funte gjatë javës që të vazhdojë qëndrimin në “Anfiled”.

Liverpool e vlerëson këtë situatë mjaftë të vështirë dhe shpresojnë që egjiptiani të zbres kërkesat./Lajmi.net/