“Salah mund të ndjekë gjurmët e Messit dhe të Ronaldos”

Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush, beson se Mohamed Salah ka potencialin për të ndjekur gjurmët e yjeve botërorë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sport

05/04/2018 22:21

Reprezentuesi ndërkombëtar po gëzon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon te Liverpooli në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.

“Unë jam i befasuar. Nëse dikush në fillim të sezonit do të thoshte se do të shënonte 30 gola, do të ishte për të qeshur. Ai tashmë e ka bërë këtë”, ka deklaruar Ian Rush për ‘OminiSport’.

“Për mua ai ka qenë absolutisht i mahnitshëm. E shikova kundër Watfordit, shënoi katër gola. Ishte absolutisht i mahnitshëm”.

“Për mua dy lojtarët më të mëdhenj në botë janë Messi dhe Ronaldo pa dyshim. Ata kanë qenë aty vit pas viti, por kur e shikoj Salahun, ai është në të njëjtin nivel”, ka vazhduar ai.

“Ai duhet ta bëjë këtë çdo vit, ka potencial për ta bërë”./Lajmi.net/