Salah i zhgënjyer pasi Liverpooli nuk arriti të sigurojë Ligën e Kampionëve

Mohamed Salah ka reaguar ndaj dështimit të Liverpoolit për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Manchester United mundi Chelsean 4-1 për të siguruar një vend në top katërshe, gjë që konfirmon se ‘Djajtë e Kuq’ do jenë në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net. Ata do t’i bashkohen kampionëve të Premier…

Sport

26/05/2023 08:18

Mohamed Salah ka reaguar ndaj dështimit të Liverpoolit për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Manchester United mundi Chelsean 4-1 për të siguruar një vend në top katërshe, gjë që konfirmon se ‘Djajtë e Kuq’ do jenë në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Ata do t’i bashkohen kampionëve të Premier Ligës, Manchester City , Arsenal dhe Newcastle United në kompeticionin kryesor të Evropës.

Liverpooli nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke e lënë Salah ‘totalisht të shkatërruar’ teksa ka shpërndarë një postim emocional në rrjetet sociale.

“Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë. Ne kishim gjithçka që na nevojitej për të arritur në Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm dhe dështuam.

“Ne jemi Liverpool dhe kualifikimi në kompeticion është minimumi. Më vjen keq, por është shumë herët për një postim ngritës ose optimist. Ne ju zhgënjejmë ju dhe veten tonë”, shkroi ai në llogarinë e tij në ‘Twitter’./Lajmi.net/