Salah “e lë në shtëpi” modestinë: Jam më i miri në botë në pozitën time

Mohammed Salah ka folur me lavdata të mëdha për veten, duke thënë se është më i miri në botë në pozitën e tij.

Sport

11/05/2022 19:59

Sipas tij, aktualisht nuk është dikush në glob që mund ta rivalizojë atë për këtë epitet.

“Nëse më krahasoni mua me cilindo lojtar që luan në pozitën time, jo vetëm brenda skuadrës sime, del se jam më i miri në botë”, tha lojtari, transmeton lajmi.net.

Egjiptiani aktualisht është golashënuesi më i mirë në Premier League me 22 gola, por javëve të fundit golat e tij nuk kanë qenë aq të shumta në numër.

Anësori ka dukshëm më pak gola sesa në pjesën e parë të sezonit.

Kjo nuk është hera e parë që rendimenti i futbollistit bie në pjesën e dytë të sezonit.

Gjithsesi, 28-vjeçari nuk e ka problem as këtë fakt për ta cilësuar veten si më të mirin. /Lajmi.net/