Salah beson se Liverpool ende mund të konkurrojë me Man City për titullin

Mohamed Salah ka insistuar se Liverpool ende mund të konkurrojë me Manchester Cityn për titullin e Premier Ligë, pavarësisht se ka marrë vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e tyre të para. ‘Reds’ nuk e kanë filluar sezonin e ri mirë, pasi kanë ndarë pikët me Fulham dhe Crystal Palace në dy ndeshjet e tyre…

Sport

20/08/2022 21:58

Mohamed Salah ka insistuar se Liverpool ende mund të konkurrojë me Manchester Cityn për titullin e Premier Ligë, pavarësisht se ka marrë vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e tyre të para.

‘Reds’ nuk e kanë filluar sezonin e ri mirë, pasi kanë ndarë pikët me Fulham dhe Crystal Palace në dy ndeshjet e tyre hapëse.

Salah asistoi dhe shënoi në ndeshjen e tyre hapëse kundër Fulhamit, por nuk ishte në gjendje të kontribuonte në barazimin ndaj Palace në ‘Anfield’.

Lidhur me sezonin e ri së fundmi për ‘Sky Sports’ ka folur mbreti egjiptian, i cili tha se duhet të reagojnë pas atyre rezultateve.

“Nuk e nisëm ashtu siç duam, por mendoj se është pjesë e lojës, duhet të reagojmë. Ne humbëm katër pikë në dy ndeshjet e para, por mund të ndodhë.

Mendoj se të gjithë janë të emocionuar për sezonin, të gjithë duan të tregojnë futbollin tonë përsëri, kështu që ne vetëm duhet të vazhdojmë, ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, kështu që të fokusohemi vetëm në ndeshjen e ardhshme.

Duke folur për mundësinë e të qenit shtatë pikë larg Manchester Cityt, Salah tha: “Mund të jetë pak presion, shtatë pikë prapa Cityt, por mendoj se është shumë herët për të menduar për këtë”.

Liverpooli xhiron e tretë në Premier Ligë luan në udhëtim te Manchester United të hënën, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/