Sala Jashari kandidon edhe për një mandat si deputete: Pavarësisht që nuk i realizova qëllimet e mia, përkushtimi për t’i shërbyer Kosovës është forcuar

Deputetja e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari do të kandidoj edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ajo ka thënë se në listën e PDK-së për këto zgjedhje do të rikthehet me numrin 9, shkruan lajmi.net. “Kur u zgjodha deputete në Parlamentin e Kosovës, prisja që gjërat të ishin ndryshe. Prisja të…

Lajme

07/12/2025 18:45

Deputetja e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari do të kandidoj edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo ka thënë se në listën e PDK-së për këto zgjedhje do të rikthehet me numrin 9, shkruan lajmi.net.

“Kur u zgjodha deputete në Parlamentin e Kosovës, prisja që gjërat të ishin ndryshe. Prisja të punoja për të krijuar legjislacion në arsim që do t’u siguronte fëmijëve në mbarë Kosovën arsim cilësor. Prisja të luftoja që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të merrte pension të dinjitetshëm dhe respektin e merituar nga institucionet tona. Prisja t’u jepja të rinjve të Kosovës një zë të vërtetë në parlament, në mënyrë që ta zhvillonim një vend që funksionon për ta dhe me ta dhe shumë e shumë pritshmëri të tjera! Edhe pse në vitin 2025 nuk munda t’i realizoja këto qëllime siç i kisha menduar, përkushtimi im për t’i shërbyer Kosovës vetëm është forcuar. Po rikthehem sepse, me besimin tuaj, unë nuk dorëzohem kurrë, e sidomos jo në këtë moment kritik për Kosovën!”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ajo ka thënë se sot po fillon nga zero.

“Mbështetja e secilit prej jush është nder dhe vlerë për mua. Unë jam gati të punoj për ju, sepse besoj se bashkë me ju mundësitë janë aty! Andaj, këtë herë fushatën do ta bëjmë bashkë, sipas kërkesave dhe ideve tuaja. Hajde të bashkohemi edhe njëherë: të flasim, të diskutojmë, të debatojmë, sepse neve nuk na ka hije të heshtim! E në fund të fundit, takimet me ju kanë lezet. T’i paraprijmë festës me punë dhe përkushtim! Më 28 dhjetor, kërkoj sërish mbështetjen tuaj, unë po kandidoj me numrin 9. Numri i PDK-së: 130 Sala Jashari: 9”, ka shtuar ajo.

Jashari në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 36 mijë e 187 vota dhe ka kandiduar gjithashtu me numrin 9 në listë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i saj në Facebook: