Saka bëhet futbollisti i pestë më i shtrenjtë në botë
Bukayo Saka është një prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit këtë sezon në Premier League dhe fal golave të tij, ekipi i Mikel Artetas mund të festojë titullin këtë sezon. Sajti i njohur ‘Transfermarkt’ e ka futur lojtarin e Kombëtares së Anglisë në top-5 lojtarët më të shtrenjtë në botë, shkruan Lajmi.net Saka tani…

Sport
Bukayo Saka është një prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit këtë sezon në Premier League dhe fal golave të tij, ekipi i Mikel Artetas mund të festojë titullin këtë sezon.
Sajti i njohur ‘Transfermarkt’ e ka futur lojtarin e Kombëtares së Anglisë në top-5 lojtarët më të shtrenjtë në botë, shkruan Lajmi.net
Saka tani kushton plotë 110 milionë euro, aq sa e ka çmimin edhe lojtari i Borussia Dortmund, Jude Bellingham.
Lojtari më i shtrenjtë dhe që i prinë kësaj liste është Kylian Mbappe (180 milionë euro), kurse pozitat dy dhe tre i zënë: Erling Haaland (170 milionë euro) dhe Vinicius Junior (120 milionë euro).
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni në Premier League, anësori 21-vjeçar zhvilloi 28 ndeshje, shënoi 12 gola dhe bëri 10 asiste./Lajmi.net/