Belgjika dhe Franca pa gola pas një pjese me shumë raste
Belgjika dhe Franca e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0, në një duel të hapur dhe me ritëm të lartë në kuadër të Nations League. Të dyja skuadrat kanë krijuar mundësi të rrezikshme, duke qenë disa herë pranë golit. Rasti më i madh i pjesës së parë i takoi Francës në minutën e…
Sport
Belgjika dhe Franca e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0, në një duel të hapur dhe me ritëm të lartë në kuadër të Nations League.
Të dyja skuadrat kanë krijuar mundësi të rrezikshme, duke qenë disa herë pranë golit.
Rasti më i madh i pjesës së parë i takoi Francës në minutën e 12-të, kur Désiré Doué goditi traversën pas një aksioni në zonë.
Më pas, francezët kërkuan edhe penallti në dy raste, ndërsa Maghnes Akliouche rrezikoi nga goditja e lirë, por portieri belg reagoi mirë.
Edhe Belgjika pati momente të mira, duke e mbajtur Francën nën presion në disa faza të lojës.
Me të dyja ekipet që po kërkojnë golin dhe ndeshjen të hapur, pjesa e dytë pritet të sjellë edhe më shumë aksion.