​Pas lamtumirës nga Kosova, Rrahmani merr një tjetër lajm

Amir Rrahmani pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Napoli, pasi klubi italian ka arritur marrëveshje me mbrojtësin kosovar për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2029. Sipas TuttoMercatoWeb, marrëveshja mes Rrahmanit dhe presidentit Aurelio De Laurentiis është arritur dhe tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit. Kontrata aktuale e kapitenit të Kosovës me Napolin…

Sport

28/09/2026 10:32

Amir Rrahmani pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Napoli, pasi klubi italian ka arritur marrëveshje me mbrojtësin kosovar për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2029.

Sipas TuttoMercatoWeb, marrëveshja mes Rrahmanit dhe presidentit Aurelio De Laurentiis është arritur dhe tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit.

Kontrata aktuale e kapitenit të Kosovës me Napolin skadon në vitin 2027, ndërsa marrëveshja e re do ta zgjasë bashkëpunimin edhe për dy vjet, deri në vitin 2029. Sipas raportimit, Rrahmani pritet të përfitojë rreth 3.8 milionë euro në sezon.

Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe gjatë këtyre viteve është shndërruar në një prej pikave kryesore të mbrojtjes napolitane.

Ndryshe, Rrahmani së fundmi ka marrë vendimin për t’u larguar nga Kombëtarja e Kosovës. Mbrojtësi 32-vjeçar e bëri të ditur vendimin duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm me fanellën dardane.