Sa milionë euro do të fitojë fituesi i finales së Ligës së Kampionëve?

Fituesi i Ligës së Kampionëve do të marrë 15 milionë euro.

Sport

26/05/2016 23:42

Ky është vendimi i UEFA-s sipas gazetës spanjolle “Sport”, që shkruan se skuadra që pëson disfatë, duhet të kënaqet me 10.5 milionë.

Deri tani në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, Real Madridi ka fituar 38.5 milionë euro, ndërsa Atletico Madridi 37.5 milionë, përcjellë “Lajmi.net”.

Vlen të theksohet se këtu nuk llogariten përfitimet e klubeve nga të drejtat televizive.