Ruzhdi Shehu vulos fitoren në Junik me votat e diasporës
Ruzhdi Shehu ka vulosur fitoren e tij në Junik, pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta. Në garën e 9 nëntorit, Shehu mposhti Agron Kuçin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Si në rezultatet preliminare, ashtu dhe diaspora vendosën që Shehu i LDK-së të ketë kryesinë…
Lajme
Ruzhdi Shehu ka vulosur fitoren e tij në Junik, pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.
Në garën e 9 nëntorit, Shehu mposhti Agron Kuçin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Si në rezultatet preliminare, ashtu dhe diaspora vendosën që Shehu i LDK-së të ketë kryesinë e Junikut.
Ai grumbulloi gjithsej 2037 vota, apo 57.38%, derisa kundërkandidati i tij plot 1513 vota.