Rumani-Shqipëri, lajm jo i mirë nga Lioni
Përballja e mbrëmjes së sotme Rumani-Shqipëri pritet të luhet mes reshjeve të shiut.
Sport
“Ka pasur reshje të dendura shiu këtu në Lion. Nëse do të vijojë kështu në orët në vijim kjo do të ndikojë në lojën e dy ekipeve”, shkruan UEFA në faqen e saj zyrtare dedikuar “Euro 2016”-s.
Tre ditë më parë, reshjet e breshrit u bën shkak për ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes Ukrainë-Irlandë e Veriut.
Të shpresojmë që një episod i tillë të mos përsëritet mbrëmjen e sotme dhe që dy ekipet të vijojnë normalisht lojën.