Një jetë për ngjyrat kuqezi: Futbollistët e Vëllaznimit i dhurojnë një fanellë tifozit besnik

Tifozi i Vëllaznimit, Hamid Krelani u bë i famshëm pas ndeshjes me Vushtrrinë, ku e tradhëtuan emocionet pas golit të epërsisë. Fotografia e Krelanit me lot në sy, u bë virale, pasi dashuria që ka ai për klubin më së miri shfaqet në atë foto. Sot, kapiteni i Vëllaznimit takoi tifozin besnik, duke i dhuruar…

Sport

22/04/2026 16:10

Tifozi i Vëllaznimit, Hamid Krelani u bë i famshëm pas ndeshjes me Vushtrrinë, ku e tradhëtuan emocionet pas golit të epërsisë.

Fotografia e Krelanit me lot në sy, u bë virale, pasi dashuria që ka ai për klubin më së miri shfaqet në atë foto.

Sot, kapiteni i Vëllaznimit takoi tifozin besnik, duke i dhuruar edhe një fanellë të klubit.

Kjo ishte një gjest fantastik, duke e shpërblyer Hamid Krelanin për besnikërinë dhe dashurinë e pafund që ka për Vëllaznimin.