Rudiger objektivi kryesor i Juventusit

Antonio Rudiger i Chelsea, është objektivi kryesor i Juventusit për të zëvendësuar Giorgio Chiellinin.

Sport

17/04/2022 11:48

Chiellini ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit të ardhshëm, por mund të largohet nga ‘Allianz Stadium’ në fund të sezonit.

Kjo pasi mbrojtësi dhe agjenti i tij i kanë kërkuar klubit të diskutojnë në fund të stinorit, për të vendosur lidhur me të ardhmen e italianit.

Sipas ‘Football.Italia’, Antonio Rudiger është objektivi kryesor i Juventusi për sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Kontrata e mbrojtësit me Chelsea i skadon këtë verë dhe rinovimi nuk mendohet të ndodh.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se çfarë do të ndodh me të ardhmen e Chiellinit dhe a do të transferohet Rudiger drejt Torinos./Lajmi.net/