Rudiger: Nuk kam folur me ndonjë ekip tjetër përveç Chelseas

Mbrojtësi ka komentuar situatën e tij te gjiganti anglez.

Sport

24/09/2021 08:56

Antonio Rudiger ka kontratë të vlefshme me Chelsean vetëm deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditëve të fundit në media është raportuar se futbollisti po kërkon page të lartë për të rinovuar me “The Blues” dhe tashmë ka nisur negociatat me disa klube evropiane.

Megjithatë, ishte vetë Rudiger ai që përmes një deklarate për ‘Sky’ mohoi se ka biseduar me ndonjë klub.

“Për mua, çështja e rinovimit të kontratës do të jetë vendimi më i rëndësishëm i karrierës sime profesionale”.

“Deri më tani nuk kam folur me asnjë klub tjetër përveç Chelseas”, tha Rudiger.

Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje të re, atëherë Rudiger do të jetë i lirë që qysh në janar të nënshkruajë para-kontratë me ndonjë klub tjetër. /Lajmi.net/