Kica-Xhelili para mbledhjes së Kryesisë: Qëndrimet e mia do t’i shpreh brenda LDK-së, vendimi i shumicës do të bëhet publik
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka folur për media para se të filloj mbledhja e kryesisë. Për opinionin e saj, ajo ka thënë se ka dëshirë ta shpreh brenda mbledhjes. “Unë jam pjesë e një grupi brenda të cilës zhvillohet demokracia, dhe mundohem që atë ta mbroj dhe ta shpreh përmes LDK-së. Ritheksoj qëndrimet e…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka folur për media para se të filloj mbledhja e kryesisë.
Për opinionin e saj, ajo ka thënë se ka dëshirë ta shpreh brenda mbledhjes.
“Unë jam pjesë e një grupi brenda të cilës zhvillohet demokracia, dhe mundohem që atë ta mbroj dhe ta shpreh përmes LDK-së. Ritheksoj qëndrimet e mia do t’i shpreh brenda takimti dhe mbledhjes së LDK-së. Ndërkaq, lidhur me çfarë vendimi eventual shumica do të dakordohet dhe vendimi i shumicës do të bëhet publik për ju. Mendimet e mia personale janë të vlefshme për aq sa i kontribuojnë diskutimit brenda”, ka shtuar Kica-Xhelili. /Lajmi.net/