Reçica i PDK-së: Gjendja e Kosovës në të cilën e ka pru Albin Kurti është sfidë, kjo tejkalohet me marrëveshje

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Elmi Reçica ka folur për media para mbledhjes së kryesisë së partisë ku pritet të diskutohet për ftesën që kryeministri në detyrë Albin Kurti, iu ka bërë për t’u takuar. Për qëndrimin e tyre, Reçica ka thënë se do ta tregon kryetari pas mbledhejs. Ai ka thënë se gjendja e…

Lajme

09/07/2026 15:32

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Elmi Reçica ka folur për media para mbledhjes së kryesisë së partisë ku pritet të diskutohet për ftesën që kryeministri në detyrë Albin Kurti, iu ka bërë për t’u takuar.

Për qëndrimin e tyre, Reçica ka thënë se do ta tregon kryetari pas mbledhejs.

Ai ka thënë se gjendja e Kosovës në të cilën sipas tij e ka sjell Albin Kurti është sfidë.

“Çështja e Kosovës është sfidë, çështja e gjendjes në të cilën e ka pru Albin Kurti është sfidë. Kjo tejkalohet siç është tejkaluar më herët me marrëveshje”, ka thënë Reçica. /Lajmi.net/