Rubio thotë se ka disa përparime në bisedimet me Rusinë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se është arritur “njëfarë progresi” në bisedimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën. “Ajo që jemi përpjekur të bëjmë, dhe mendoj se kemi bërë njëfarë progresi, është të kuptojmë se me çfarë mund të jetojnë ukrainasit që do t’u japë atyre siguri për të…

Bota

03/12/2025 08:30

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se është arritur “njëfarë progresi” në bisedimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.

“Ajo që jemi përpjekur të bëjmë, dhe mendoj se kemi bërë njëfarë progresi, është të kuptojmë se me çfarë mund të jetojnë ukrainasit që do t’u japë atyre siguri për të ardhmen”, i tha Rubio prezantuesit në një intervistë me Fox News, shkruan ANSA.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që kompromisi do t’u “lejojë” ukrainasve “jo vetëm të rindërtojnë ekonominë e tyre, por edhe të lulëzojnë si vend”.