Rubio: SHBA-ja synon thellimin e partneritetit strategjik me Serbinë, shpreson ta vizitojë Beogradin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë ta thellojnë bashkëpunimin strategjik me Serbinë, ndërsa ka shprehur shpresën se së shpejti do të ketë mundësi ta vizitojë Beogradin. Rubio i bëri komentet të mërkurën në New York, duke folur për rolin e Serbisë si partnere strategjike të SHBA-së dhe planet…

Lajme

23/09/2026 21:48

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë ta thellojnë bashkëpunimin strategjik me Serbinë, ndërsa ka shprehur shpresën se së shpejti do të ketë mundësi ta vizitojë Beogradin.

Rubio i bëri komentet të mërkurën në New York, duke folur për rolin e Serbisë si partnere strategjike të SHBA-së dhe planet e administratës amerikane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Shpresoj se do të kem mundësi ta vizitoj (Serbinë)”, tha Rubio.

Ai theksoi se administrata e presidentit Donald Trump tashmë ka ndërmarrë hapa për intensifikimin e bashkëpunimit me Beogradin, ndërsa përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit dhe institucioneve të tjera amerikane kanë vizituar Serbinë.

Rubio tha se Serbia është e përfshirë në disa çështje që mund të jenë “problematike dhe shpërthyese” dhe që tërheqin vëmendjen ndërkombëtare, por shtoi se Uashingtoni synon të vazhdojë thellimin e marrëdhënieve me Beogradin.

“Është një partneritet strategjik që duam ta thellojmë dhe synojmë ta bëjmë këtë, ndërsa trajtojmë disa nga çështjet e mundshme që mund të shfaqen”, tha ai.

Ndryshe, Rubio dhe ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, në muajin korrik hapën raundin e parë të Dialogut Strategjik Serbi-SHBA në Washington.