Rubin: Të gjitha akuzat ndaj UÇK-së ishin të organizuara nga rusët ose serbët

Ish-diplomati amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka treguar se nuk është gjetur asnjë provë dhe asnjë informacion që lidhte ekzekutime me udhëheqësit e UÇK-së. Ai tha se ka arritur në një përfundim që të gjitha akuzat për vrasje dhe pretendimeve të tilla, ishin të fabrikuara nga rusët. “Ne nuk kemi gjetur…

Lajme

15/09/2025 14:46

Ish-diplomati amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka treguar se nuk është gjetur asnjë provë dhe asnjë informacion që lidhte ekzekutime me udhëheqësit e UÇK-së.

Ai tha se ka arritur në një përfundim që të gjitha akuzat për vrasje dhe pretendimeve të tilla, ishin të fabrikuara nga rusët.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë dhe asnjë provë që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe vrasje, as me Thaçin, as me Krasniqin. Rreth 25 vjet pasi jam larguar, kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacione lidhur me këtë pretendim, dhe jo vetëm në vitin 2000 por edhe dekada më vonë që miqtë e mi kishin mundësi të më jepnin informacione, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna të tilla”, zbuloi Rubin para trupit gjykues.

“Duke ndjekur çështjen në vitet 1990 dhe 2000, kam mbërritur në përfundim që të gjitha akuzat të kriminalitetit, vrasjeve apo ekzekutimeve, apo edhe akuzave dhe pretendimeve të tilla, ishin të fabrikuara dhe të lidhura me fushata dezinformimi të organizuara nga rusët, ose të organizatave të sponsorizuara nga serbët, ky është përfundimi që kam nxjerr unë pas 20 e ca vitesh në këtë fushë”, deklaroi ish-zyrtari i lartë amerikan.