Rubin flet për takimin e parë dhe të fundit me Thaçin: Nga një djalë që punonte në vështirësi, ishte bërë kryeministër
James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, po dëshmon sot në Hagë si i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë. Ai në këtë dëshmi të tij, ka deklaruar për takimin e tij të parë me Hashim Thaçin, në vitin 2000 për…
Lajme
James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, po dëshmon sot në Hagë si i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë.
Ai në këtë dëshmi të tij, ka deklaruar për takimin e tij të parë me Hashim Thaçin, në vitin 2000 për çka tha se nuk i takohen të gjitha ndërveprimet, por që foli për këtë takim.
“Ai ishte djalë i ri, kam takuar në një kohë të vështirë, nuk kishte pushtet, dhe herën e parë jemi takuar pas publikimit të kësaj në Neë York kur është bërë kryeministër, kur erdhi në një restorant si kryeministër dhe unë u habita shumë nga kjo. Ai kishte kaluar nga një djalë i ri që punonte në rrethana të vështira dhe tani befasisht ishte bërë kryeministër. Kishin kaluar disa vite, 4-5 vite nëse më kujtohet mirë dhe kjo ka ndodhur në një restorant në New York”, ka thënë Rubin.
Pas takimit të parë, ai ka komentuar edhe takimin e fundit të tij me Thaçin, për çka nuk ishte i sigurt nëse ka ndodhur në vitin 2018 apo një vit më pas, në vitin 2019.
“Hera e fundit duhet të ketë qenë në vitin 2018 kur po punoja në Washington dhe ai në atë kohë ishte president i Kosovës. Unë u largova nga Londra në 2018-tën, ndoshta jam takuar me të në 2019-tën, në 2018 u ktheva në Washington për të punuar në një firmë të njohur lobimi dhe kur u ktheva kisha një kontratë me Qeverinë e Kosovës para se të arrija atje, kur partnerët e kuptuan që unë e njihja shumë mire menduan se kjo kishte kuptim që unë të punoja me të. Kjo kontratë kishte të bëj me përfaqësimin që ti bëja unë atij nën përpjekjet për të bërë paqe me Serbinë”, ka shtuar Rubin.
Para trupit gjykues në Hagë, Rubin ka treguar se për çka kanë punuar bashkë me Thaçin, për çka tha se qëllimi ishte paqja mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi punuar shumë bashkë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të sjell një paqe përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, dhe unë isha shumë i gëzuar që ta shoh atë dhe që ne të mund ti jepnim fund këtij konflikti me një njohje të ndërsjellë mes dy vendeve. Ne kemi punuar bashkë me të në lidhje me këtë, për t’i dhënë fund këtij konflikti, për të sjell paqe në rajon dhe për të arritur njohjen e Kosovës dhe Serbisë, dy vende në paqe me siguri e cila do të ishte një përfundim i bukur në historinë e mëparshme”, ka shtuar Rubin. /Lajmi.net/