Rrustemi thotë se Kushtetuesja duhet ta autorizojë presidenten për shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet ta autorizojë presidenten e vendit që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, pas përfundimit të masës së përkohshme për seancën konstituive të Kuvendit më 8 gusht. Ai ka thënë se deputetët kanë dështuar të përmbushin detyrën e tyre parësore, konstituimin e Kuvendit…

Lajme
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet ta autorizojë presidenten e vendit që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, pas përfundimit të masës së përkohshme për seancën konstituive të Kuvendit më 8 gusht.
Ai ka thënë se deputetët kanë dështuar të përmbushin detyrën e tyre parësore, konstituimin e Kuvendit dhe se mandati i tyre duhet t’i kthehet votuesit.
“Krejt çfarë mund dhe duhet të bëjë, është që të konstatojë që deputetët kanë dështuar të përmbushin detyrën e tyre parësore, që është konstituimi i Kuvendit, rrjedhimisht kanë dështuar ta funksionalizojnë edhe mandatin e tyre si deputetë, kthimin e mandatit të tyre tek zgjedhësit duke autorizua presidenten e Republikës qoftë mi bazën e nenin 84 apo 82 të shpall zgjedhje të parakohshme. Nuk është që kemi kërkuar apo dëshiruar zgjedhje. Nuk e shoh të mundur t’i vihet kapak kësaj çështje apo situate pa elementin zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Rrustemi në Tëvë1.
Ai ka thënë se LVV do ta respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Presidentja Osmani të martën ka bërë të ditur se ka tërhequr lëndën e saj dërguar në Kushtetuese, pasi është njoftuar se për këtë lëndë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, që sipas presidentes ai përbënë rrezik për rendin kushtetues.