Rrustemi e trondit Moskën, nokauton rusin në raundin e parë (Video)

Kikbokseri nga Pjesa, Kreshnik Rrustemi ka nokautuar në raundin e parë, kundërshtarin e tij nga Rusia, Aleksander Volobuev midis Moskës.

Sport

15/09/2014 22:59

Ndeshja ndërjmet Rrustemit dhe Volobuev është pritur të jetë shumë interesante, mirëpo kikbokseri pejan e përfundoi atë ende pa filluar mirë.

Rrustemi arriti që ta nokautojë kundërshtarin e tij për 3 minuta e 33 sekonda, falë goditjeve të shpejta me këmbë dhe me duar.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të Tatneft Cup, që është një mbrëmje ku zhvillohen duelet të kikboksit botëror.

Rrustemi është kikbokser i cili garon për peshat e rënda. Ai momentalisht është një 30 vjeçar, i cili ka zhilluar plotë 37 duele në karrierën e tij duke shënuar 29 fitore 7 humbje dhe një barazim. 11 nga fitoret e përmendura ka arritur t’i bëj me nokautime.

Video