Rritje e tensioneve në rajon: MPJD kërkon kujdes dhe informim të përditshëm për kosovarët në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Pas sulmeve të sotme që kanë nisur ndaj Iranit nga SHBA dhe Izraeli dhe kundërpërgjigjeve me raketa nga Teherani, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë me thirrje për kosovarët që jetojnë në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. MPJD dhe Ambasadat kërkojnë që të ndiqen informacionet zyrtare të lëshuara nga institucionet e…
Lajme
Pas sulmeve të sotme që kanë nisur ndaj Iranit nga SHBA dhe Izraeli dhe kundërpërgjigjeve me raketa nga Teherani, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë me thirrje për kosovarët që jetojnë në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
MPJD dhe Ambasadat kërkojnë që të ndiqen informacionet zyrtare të lëshuara nga institucionet e sigurisë së vendeve përkatëse dhe gjithashtu kanë njoftuar për numrat e telefonit që janë në dispozicion, raporton lajmi.net
“Për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.
Ambasada u bën thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave.Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake”, thuhet në njoftimin e publikuar nga MPJD./Lajmi.net/