Rrihen tre persona në Prishtinë, njëri dërgohet në QKUK
Tre persona janë rrahur në Prishtinë ku si pasojë njëri është dërguar në QKUK. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Rr. Isa Boletini, Prishtinë 24.02.2024-12:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rast rrahje në mes disa personave, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur tre të dyshuar kosovar si të përfshirë në rast.…
Lajme
Tre persona janë rrahur në Prishtinë ku si pasojë njëri është dërguar në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 24.02.2024-12:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rast rrahje në mes disa personave, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur tre të dyshuar kosovar si të përfshirë në rast. Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore rreth vendit të ngjarjes në një lokal kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 3 fishekë cal-6mm, që dyshohet se është përdorur. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/