Tragjedia në Demiraj, Alban Hyseni shpreh ngushëllime për vdekjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në lidhje me rastin e fundit në fshatin Demiraj ku ka humbur jetën babai 27 vjeçar dhe foshnja 3 muajshe. Ai ka thënë se sot Komuna e Gjilanit është tronditur nga ky lajm, dhe se në këto momente të vështira ndajnë dhimbjen me familjarët, shkruan lajmi.net.…
Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në lidhje me rastin e fundit në fshatin Demiraj ku ka humbur jetën babai 27 vjeçar dhe foshnja 3 muajshe.
Ai ka thënë se sot Komuna e Gjilanit është tronditur nga ky lajm, dhe se në këto momente të vështira ndajnë dhimbjen me familjarët, shkruan lajmi.net.
“Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin. Në emër të Komunës së Gjilanit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre. Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka shkruar Hyseni. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: