Rrezikon jetën e tij duke hyrë në liqen të ngrirë, për të shpëtuar rosën (Video)
Kjo është një pamje e zakonshme e liqeneve të ngrirë gjatë dimrit dhe kores së akullit që formohet mbi sipërfaqen e tyre. Nuk mund ta paramendoni sa e vështirë është kjo shtresë e akullit, po aq sa kjo rosë që ka mbetur në të.

Fun
Kjo rosë e vogël ka ecur nëpër këtë liqen të ngrirë, me siguri për të kërkuar karremin e saj të radhës. Nuk e ka menduar asnjëherë se akulli do të thyhej nga pesha e saj dhe ajo do të binte në liqen.
Një burrë i cili ishte duke shikuar rosën në atë moment, bëri diçka të çmendur, por që zemra e tij i kërkoi…
Pa një mendim të dytë, ai kërceu brenda liqenit të ngrirë dhe e nxori rosën jashtë, transmeton lajmi.net
Të gjithë e dimë sa është e rrezikshme që ta ekspozoni veten tuaj në temperatura kaq ekstreme. Por ky njeri i guximshëm, më shumë xhentil, kërceu brenda ujit pa menduar për pasojat.
Nëse do të ishte dikush tjetër, sigurisht se do të shikonte skenën nga një distancë e largët dhe e sigurt si dhe do të shpresonte e do lutej për më të mirën. Pas të gjithave, është vetëm një rosë, dhe ndoshta shumë njerëz mund ta kenë si ushqim në pjatat e tyre ndonjë mbrëmje.
Por ky shpirt familjar nuk mendoi për këto gjëra. /Lajmi.net/
