Rozana Radi dhe Erzina bashkë në një emision, gruaja dhe ish-e dashura e reperit MC Kresha diskutojnë për “ish”-at
Bashkëshortja e reperit Mc Kresha, Erzina, ishte e ftuara speciale në emisionin “Goca dhe Gra”, ku përballë panelit të grave dhe këngëtares Rozana Radi ka folur hapur për një temë që shpesh ngjall diskutime në shoqërinë shqiptare: a mund të mbeten miq ish-partnerët? Gjatë bisedës me temën “Vajzat shqiptare nuk rrinë miq me ish-të dashurit”,…
ShowBiz
Bashkëshortja e reperit Mc Kresha, Erzina, ishte e ftuara speciale në emisionin “Goca dhe Gra”, ku përballë panelit të grave dhe këngëtares Rozana Radi ka folur hapur për një temë që shpesh ngjall diskutime në shoqërinë shqiptare: a mund të mbeten miq ish-partnerët?
Gjatë bisedës me temën “Vajzat shqiptare nuk rrinë miq me ish-të dashurit”, Erzina e shprehu qartë dhe pa ekuivok qëndrimin e saj. Sipas saj, nëse një çift është ndarë dhe nuk kanë fëmijë bashkë, nuk ka ndonjë arsye reale që të ruhet një miqësi e afërt.
Ajo theksoi se respekti mund të mbetet dhe nëse ndodh të takohesh rastësisht me ish-partnerin, një përshëndetje e thjeshtë është normale. Por, siç u shpreh Erzina, nuk ka pse të vazhdojnë komunikime të tipit “si je” apo “çfarë po bën”, sepse “gjërat kanë përfunduar”.
Megjithatë, ajo bëri edhe një dallim të rëndësishëm: situata ndryshon tërësisht kur çifti ka fëmijë, pasi në atë rast komunikimi mbetet i domosdoshëm për shkak të përgjegjësive dhe rritjes së tyre.

Mendimit të Erzinës i është bashkuar plotësisht edhe Rozana Radi, e cila tha se pavarësisht se sa modernë përpiqemi të dukemi, një histori që mbaron, mbaron për arsye konkrete, transmeton telegrafi.
Rozana ngriti edhe një pikëpyetje gjatë debatit, duke thënë se nuk e kupton pse dikush do të kërkonte ende këshilla nga një ish-partner, kur lidhja ka marrë fund dhe secili ka vazhduar jetën e tij.
Në fund, prania e Erzinës në studio u vlerësua maksimalisht nga Rozana, e cila gjatë transmetimit u shpreh: “Kënaqësi që të kemi sot një zonjë të nderuar që ka zgjedhur të jetë mes nesh në Goca dhe Gra”.