Miratohet Udhëzimi i ri Admistrativ për Procesin e Gradimit në Policinë e Kosovës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha bënë të ditur se u miratua Udhëzimi i ri Admistrativ për Procesin e Gradimit në Policinë e Kosovës. “Përmes këtij Udhëzimi, zyrtarët policor që nuk janë graduar prej mbi 10 vite, do të mund të hyjnë…
Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha bënë të ditur se u miratua Udhëzimi i ri Admistrativ për Procesin e Gradimit në Policinë e Kosovës.
“Përmes këtij Udhëzimi, zyrtarët policor që nuk janë graduar prej mbi 10 vite, do të mund të hyjnë në proces për dy grada njëherazi. Me 26 qershor do të mbahet testi për gradën Toger, për të cilin do të mund të aplikojnë Polic dhe Rreshterë.
Urime dhe suksese të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, shkroi Sveçla.