“Rossonerët” ultras i vënë kusht Donnarummas për rinovimin e kontratës

Gianluigi Donnarumma është bërë “halë” në sy për drejtuesit e Milanit shkaku i rinovimit të kontratës së tij.

Sport

02/05/2021 10:09

Donnarumma dëshiron të rinovojë, por jo për një shumë më pak se 10 milionë euro, ndërsa Milani i ofron vetëm 8 milionë, kjo është oferta e fundit. Por, Donnarumma nuk ka dhënë përgjigje, për këtë rifozët ultras kanë një kërkesë për të.

Kërkesa është që të rinovojë sa më shpejtë, para orës 21:45 të së dielës me datën nëntë maj, kur Milani do të përballet me Juventusin, datë ku mund të kuptohet edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Sipas “SkySport”, “Rossonerët” ultras, “Curva del Sud” kanë një kërkesë për Gianluigi Donnarumman.

Ata kërkojnë që ai të rinovojë kontratën para ndeshjes me Juventusin, ose më nuk do të lejojnë paraqitjen e tij në skuadër./Lajmi.net/