Rooney barazon rekordin e Henryt

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney është i treti sa i përket listës së golashënueseve më të mirë në historinë e Premier Ligës, duke u barazuar me legjendën e Arsenalit, Thierry Henryn.

Sport

14/09/2014 20:45

Me golin e sotëm, të shënuar kundër QPR, Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka barazuar rekordin e Thierry Henryt sa i përket numrit të golave të shënuar në kampionatin anglez.

Me golin e sotëm, Rooney arriti ta dërgojë në 175, numrin e golave të shënuara në Premier Ligë, aq sa ka edhe legjenda e Arsenalit, Henry.

28 vjeçari e arriti këtë numër të golave falë 377 paraqitjeve të tij në Ligën Premier, kundrejtë Henryt i cili bëri vetëm 258 të tilla.

Rooney tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Premier Ligës. Ai ka 13 gola më pak se vendi i dytë të cilin e mban Andy Cole dhe 85 gola më pak se legjendari Alan Shearer.