Ronaldo “zbulon” një sekret të Jose Mourinhos
Cristiano Ronaldo ka mendim pozitiv për ish trajnerin e tij Jose Mourinho.
Sport
Edhe pse Jose Mourinho herë pas here në disa deklarata ka thumbuar bashkëvendësin e tij, ky i fundi rezervon respekt për trajnerin që ka punuar së bashku te Real Madridi.
“Kam luajtur për shumë trajner të mëdhenj, por Jose Mourinho ishte një analitik i madh. Ai shikonte çdo gjë me hollësi të madhe”, deklaroi Ronaldo për ish trajnerin e tij, përcjell ‘Lajmi.net’.