Ronaldo te United në fund të sezonit?
Lajmet më të reja që arrijnë nga mediat angleze, thonë se lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo do të rikthehet te Manchester United në fund të këtij sezoni.
Sport
The Mail on Sunday shkruan se Cristiano Ronaldo gjatë verës së ardhshme, mund të rikthehet te skuadra e Manchester United.
Disa ditë më parë, portugezi ka shprehur qartë dëshirën e tij për tu rikthyer te Manchester United, aty ku fitoi dhe Topin e Artë.
Çelësi kryesori këtij transferimi mund të jetë Radamel Falcao, i cili gjatë verës mund të shkojë te Real Madridi, si pjesë e marrëveshje për rikthimin e Ronaldos në Old Trafford.
Mendes është agjent i Falcaos dhe Ronaldos, që do të thotë se një marrëveshje për rikthimin e Ronaldos te United mund të jetë mëse e mundur.